Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, mbyllet Ambasada amerikane në Kuvajt

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.03.2026, 11:27

Situata në Lindjen e Mesme po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, teksa dita e katërt pas sulmeve ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit shënon një përshkallëzim të ndjeshëm të tensioneve. Operacionet goditën objektiva në Teheran dhe në Bejrut, duke e zhvendosur krizën në një dimension të ri rajonal.

Sipas deklaratës zyrtare të ushtrisë izraelite, në Iran janë shënjestruar pozicione me rëndësi ushtarake, ndërsa në Liban janë goditur qendra komande dhe depo armësh që i përkasin Hezbollahu. Pak para nisjes së sulmeve, autoritetet izraelite lëshuan një paralajmërim urgjent për evakuimin e banorëve në periferitë jugore të Bejrutit dhe në disa zona të tjera përreth, një lëvizje që sinjalizoi se operacioni do të ishte i përmasave të gjera.

Përplasjet kanë reflektuar menjëherë pasoja diplomatike dhe të sigurisë në gjithë rajonin. Ambasada e SHBA-së në Kuvajt njoftoi mbylljen “deri në njoftim të mëtejshëm”, duke pezulluar të gjitha shërbimet konsullore për shkak të situatës së paqëndrueshme. Rajoni mbetet në alarm të lartë, ndërsa frika për një përshkallëzim më të gjerë ushtarak dhe përfshirje të aktorëve të tjerë shtetërorë po rritet nga ora në orë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit