Tensionet SHBA-Izrael-Iran trondisin tregjet e naftës, Konfindustria kërkon masa urgjente nga qeveria shqiptare

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.03.2026, 10:30

Tregjet ndërkombëtare të naftës janë tronditur pas sulmeve të përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit që nisën më 28 shkurt, të cilat rrezikojnë ndërprerjen e furnizimit global me naftë bruto dhe mund të shkaktojnë rritje të ndjeshme të çmimeve. Kjo situatë mund të ndikojë edhe në ekonominë e vogël të Shqipërisë, për shkak të varësisë së saj nga importet e mallrave.

Konfederata e Industrive të Shqipërisë (Konfindustria) i bën thirrje qeverisë të marrë masa ligjore për të menaxhuar situatën në tregun e karburanteve. Sipas tyre, duhet kontrolluar zbatimi i ligjit për rezervën strategjike tre mujore të karburanteve, të monitorohet konkurrenca në treg për të shmangur spekullimet e çmimeve si gjatë krizës së Ukrainës (2021-22), dhe të përgatitet një paketë ligjore për uljen e barrës fiskale në rast të rritjes së fortë të çmimeve ndërkombëtare.

Çmimi i naftës ka treguar tashmë rritje në bursat ndërkombëtare, duke pasqyruar menjëherë ndikimin në tregun vendor. Koha e zgjatjes së konfliktit është ende e paqartë, gjë që rrit pasigurinë dhe kërkon masa të menjëhershme për stabilizimin e furnizimeve dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit