Shpërthim i fuqishëm pranë ambasadës së SHBA në Arabinë Saudite

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.03.2026, 01:34

Raportohet për një shpërthim pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Riad, Arabinë Saudite, ndërsa burime për mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se në kompleks ka rënë zjarr.

Sipas informacioneve paraprake të cituara nga Reuters, dy burime kanë konfirmuar se një shpërthim është regjistruar në zonën përreth ambasadës, në lagjen diplomatike të kryeqytetit saudit, duke shkaktuar flakë brenda perimetrit të godinës.

Deri në këto momente nuk ka një deklaratë zyrtare mbi shkaqet e shpërthimit apo mbi të lënduar të mundshëm. Autoritetet saudite dhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së nuk kanë dhënë ende detaje shtesë.

Ngjarja vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, pas përshkallëzimit të konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

Pritet që në orët në vijim të ketë një reagim zyrtar dhe sqarime mbi situatën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit