Po punonte tokën, 36-vjeçari rrëzohet dhe shtypet nga freza: Humb jetën në vend

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.03.2026, 15:43

Një ngjarje tragjike me pasojë vdekjen është regjistruar në fshatin Peshtan Bregas, në Njësinë Administrative Frakull, Bashkia Fier, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës në tokat bujqësore.

Viktima, i identifikuar si Hamza Duraj, kishte dalë për të punuar tokën me frezë, kur dyshohet se është penguar aksidentalisht dhe ka rënë në tokë. Sipas informacioneve paraprake mjeti bujqësor dyshohet se i ka kaluar sipër trupit, duke i shkaktuar dëmtime të rënda dhe vdekje të menjëhershme.

Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur 36-vjeçarin, pasi ishin shqetësuar për mungesën e përgjigjes në telefon. Menjëherë është njoftuar urgjenca dhe policia.

Në vendngjarje mbërritën efektivët e policisë dhe ambulanca, e cila e transportoi drejt Spitali Rajonal Fier, por fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë që në momentin e aksidentit.

Trupi i pajetë ndodhet në morgun e spitalit, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar saktësisht shkaqet e vdekjes, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit