Ushtarët në Zall-Herr pa leje vjetore: Në shërbim 24 orë, por pa të drejtën që u takon

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.03.2026, 15:20

Një ushtar i Forcat Tokësore, me shërbim në Zall-Herr, ka denoncuar pranë JOQ Albania se ende nuk ka marrë lejen e zakonshme për vitin 2025, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme.

Ai ka treguar se prej një kohe të gjatë dhe të vazhdueshme ka kërkuar lejen vjetor, por kërkesa nuk i është marrë në konsideratë. Ai thekson se nuk është i vetmi në këtë situatë, pasi janë të shumtë ushtarët që ende nuk kanë përfituar lejen që u takon me ligj.

Ushtari shprehet se pavarësisht ai dhe kolegët e tij janë 24 orë në shërbim dhe në dispozicion të popullit në çdo moment që u kërkohet, shteti nuk u respekton të drejtat themelore siç është leja vjetore.

Ai u bën thirrje institucioneve përkatëse që të ndërhyjnë dhe të garantojnë zbatimin e të drejtës për lejen e zakonshme për të gjithë ushtarët që janë në të njëjtën situatë.

Denoncimi:

Përshëndetje JOQ Albania. Jam ushtar i Forcave Tokësore, shërbim në Zall-Herr. Ende nuk kam marrë lejen e zakonshme për vitin 2025, pavarësisht se e kam kërkuar disa herë dhe nuk po gjej zgjidhje institucionale. Ne ushtarët jemi 24 orë nën shërbim dhe në dispozicion të popullit, por nuk po na respektohet e drejta ligjore për lejen vjetore që na takon. I bëj thirrje institucioneve përkatëse që të garantojnë marrjen e lejes së zakonshme për të gjithë ushtarët. Faleminderit

Ka shum kohe qe kerkoj lejen time dhjetore dhe nuk merret per baze. Jemi shume ushtare qe se kemi marre akoma lejen dhe kur na kerkojne ne pune jemi ne dispozicion ne cdo moment

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit