Genardi dhe Sonida janë rikthyer në banesën e tyre pas tre javësh trajtim në spitalin psikiatrik, ku qëndruan nga data 7 shkurt deri më 27 shkurt. Sipas informacioneve, ata u shtruan pasi Genard Hajdini publikoi pamje të papërshtatshme të motrës së tij. Edhe pse në pamjet e fundit të publikuara në rrjete sociale ata shfaqen duke komunikuar me ndjekësit, nga përmbajtja e bisedës duket se gjendja e tyre nuk është plotësisht e stabilizuar, megjithatë mjekët kanë vendosur t’i lënë të lirë pas tre javësh trajtim.
Në videon e shpërndarë, ata flasin për probleme të përditshme në banesë, duke përmendur një lavatriçe të prishur si shkak për futjen në Psikiatri dhe rrjedhje uji, ndërsa shprehen se janë shtruar “kot” në spital. Biseda përmban deklarata të paqarta dhe të çrregullta, çka ka nxitur reagime dhe shqetësim në rrjet. Pavarësisht kësaj, ata falënderojnë stafin mjekësor të Psikiatrisë dhe Infektivit për kujdesin e treguar gjatë qëndrimit në spital.
Vëlla e motër më herët kanë qenë studentë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa familja e tyre ka kaluar ngjarje të rënda ndër vite, përfshirë edhe humbjen tragjike të nënës në rrethana të dhunshme në Tiranë gjatë viteve të trazirave. Ngjarjet e fundit kanë rikthyer vëmendjen mbi gjendjen e tyre shëndetësore dhe mbi vendimin e mjekëve për t’i nxjerrë nga spitali pas 21 ditësh trajtim.