“Makinat po na prishen çdo ditë, ankohemi kudo por askush s’do tia dijë”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.03.2026, 13:44

Banorët e Fushë-Krujës i janë drejtuar redaksisë tonë për të shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen e rrugës “Kastriotit”, një nga rrugët kryesore të zonës, ku gjysma është e rregulluar ndërsa gjysma tjetër mbetet e dëmtuar dhe me gropa.

Sipas qytetarëve, kjo situatë po krijon probleme serioze për qarkullimin e automjeteve.

Njëri nga banorët shprehet me shqetësim se çdo ditë po u prishen makinat por askush s’do t’ia dijë pavarësisht ankesave të shumta që kanë bërë.

Banorët theksojnë se gjendja e rrugës ka ndikuar edhe në sigurinë e fëmijëve dhe të moshuarve që e përdorin rrugën çdo ditë.

Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet lokale për riparimin e pjesës së dëmtuar dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të rrugës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit