Vdes pas operimit foshnja që u dërgua për shërim para disa ditësh

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.03.2026, 13:50

Sot ka ndërruar jetë vogëlushja e sapolindur e familjes Azemi.

Pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të ndërlikuar për një problem serioz në zemër, e cila fillimisht konsiderohej e suksesshme, ajo nuk arriti të mbijetojë për shkak të gjakderdhjes së brendshme.

Varrimi i vogëlushes do të mbahet më 3 mars 2026, në varrezat e Shipolit në Mitrovicë, pasdite.

Sipas familjes, vajza kishte një çrregullim serioz në arterien kryesore të zemrës, gjendje kjo që kërkonte trajtim urgjent jashtë vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit