E rëndë në Elbasan, gjendet trupi i pajetë i një personi!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.03.2026, 13:00

Një person është gjetur i pajetë paraditen e sotme pranë Urës së Kushës, në fshatin Katund i Ri, në njësinë administrative të Bradashesh. Viktima është identifikuar si Bedri Shahini, 70 vjeç, ndërsa burimet paraprake bëjnë me dije se dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Megjithatë, hetimet janë ende në zhvillim për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. Nga të dhënat e para rezulton edhe dyshimi se viktima mund të ketë rënë aksidentalisht nga ura e segmentit të Korridori VIII, i njohur si Korridori Tetë, që kalon në këtë zonë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit. Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se informacionet përfundimtare do të bëhen të ditura pas përfundimit të hetimeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit