“Bossi me ‘Range’ futet direkt pa radhë, ne tjerët presim që 2 orë në trafik”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.03.2026, 12:53

Qytetarët e Tiranës përballen çdo ditë me shoferë të paduruar e papërgjegjshëm që tentojnë të shmangin trafikun duke hyrë pa radhë në hyrjet dhe daljet e Unazës.

Një qytetare i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një rast të ngjashëm të një shoferi me “Range Rover” i cili s’kishte durim për të pritur në radhë si të tjerët në zonën e Fabrikës së Miellit.

Ajo thotë se té gjithë shoferët e tjerë kishin 2 orë në trafik, ndërkohë që drejtuesi i mjetit “Range” duke shkelur qartë rregullat e qarkullimit dhe duke përkeqësuar kaosin në trafik, futet pa radhë.

Mbikalimi pranë Fabrikës së Miellit është bërë një pikë problematike për qindra drejtues makinash, të cilët janë të detyruar të presin në një ngushticë prej vetëm 3 metrash, duke humbur orë të tëra në lëvizje, ndërsa përballen me shoferë që nuk respektojnë radhën dhe rregullat e qarkullimit.

Situata nënvizon nevojën urgjente për një kontroll më të rreptë dhe menaxhim më efektiv të trafikut në këtë zonë kritike, për të parandaluar kaosin dhe për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit