Mjeku i ORL në Korçë shkon në spital në orën 11, pacientët prej mëngjesit në radhë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.03.2026, 12:29

Një qytetare ka dërguar në JOQ Albania shqetësimin e saj për situatën në Spitalin e Korçës, në sektorin e ORL-së. Ajo tregon se pacientët presin që doktori të vijë që nga ora 7 e mëngjesit, edhe pse vizitat fillojnë vetëm në orën 8:30. Megjithatë, mjeku ka mbërritur vonë, rreth orës 11, dhe njerëzit kanë qenë të detyruar të presin gjatë për të marrë shërbimin e nevojshëm.

Sipas qytetares, kjo ka sjellë nervozizëm tek pacientët që presin, sidomos ata që duan të marrin vulën për patentë, ku disa janë detyruar të qëndrojnë deri në tre ditë për shkak të vonesës së mjekut. Situata është përshkruar si e paimagjinueshme dhe e vështirë për njerëzit që presin.

Ky shqetësim tregon problemet e organizimit në disa spitale publike, ku vonesat e stafit mjekësor ndikojnë drejtpërdrejt tek qytetarët. Autoritetet shëndetësore ende nuk kanë reaguar, ndërsa pacientët kërkojnë që të përmirësohet shërbimi dhe të respektohet orari i vizitave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit