53-vjeçari i dehur në Tiranë, i vë flakën vetes me benzinë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.03.2026, 12:00

Një 53-vjeçar në Tiranë ka tentuar të vetëdigjej duke u lyer me benzinë në banesën e tij. Sipas Policisë, ai dyshohet se ishte në gjendje të dehur, por është konstatuar nga familjarët dhe dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale për ngjarjen janë referuar Prokurorisë së Tiranë për veprime të mëtejshme. Autoritetet po vijojnë hetimet për rrethanat që çuan në këtë akt të rëndë, ndërsa familjarët dhe komuniteti lokal janë tronditur nga ngjarja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit