Aksident tragjik në Itali, humb jetën 24-vjeçari shqiptar

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.03.2026, 11:20

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mëngjes në Itali, ku një automjet me punëtorë shqiptarë u përplas me një kamion që transportonte fruta dhe perime në rrugën shtetërore 410, në kilometrin 14,432 në territorin e Naro. Si pasojë e përplasjes, një 24-vjeçar shqiptar, Flori Topalli, humbi jetën në vend, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur, përfshirë drejtuesin e automjetit, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Sipas karabinierëve, shkaqet e aksidentit janë ende në hetim, ndërsa për momentin nuk ka detaje të sakta mbi përgjegjësinë e përplasjes. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet po punojnë për të rikuperuar automjetet e përfshira dhe për të siguruar zonën e aksidentit.

Rruga është mbyllur përkohësisht në të dy drejtimet, duke shkaktuar bllokime në trafikun lokal. Karabinierët po kryejnë verifikime dhe po rindërtojnë dinamikën e aksidentit, ndërsa komuniteti shqiptar dhe familjarët e të ndjerit ndodhen në gjendje tronditjeje për këtë ngjarje të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit