Aksi Librazhd–Prrenjas i bllokuar, banesat rrezikohen nga rrëshqitja masive e dheut

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.03.2026, 10:53

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një situatë të rëndë që është krijuar në aksin rrugor Librazhd–Prrenjas, i cili është bllokuar prej 2 javësh për shkak të shembjeve masive.

Sipas qytetarit, në të njëjtin vend ku rruga është bllokuar, tani ka nisur një rrëshqitje masive dheu, e cila ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme dhe ka krijuar rrezik serioz për banesat pranë rrugës.

Masa e dheut vijon të jetë e paqëndrueshme, duke shtuar frikën e banorëve për përkeqësim të mëtejshëm të situatës, veçanërisht nëse reshjet e shiut rikthehen në ditët në vijim.

Banorët e zonës apelojnë për ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për stabilizimin e terrenit, pastrimin e masës së dheut dhe garantimin e sigurisë për banesat dhe përdoruesit e rrugës. Ata shprehen të shqetësuar se situata mund të përshkallëzohet, duke rrezikuar jo vetëm pronat, por edhe jetën e njerëzve që kalojnë në këtë segment.

Ndërkohë rikujtojmë se si pasojë e rrëshqitjes, qarkullimi në aksin Librazhd–Përrenjas është ndërprerë, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë detyruar të kthehen pas ose të përdorin rrugë alternative. Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar se kur do të bëhet e mundur hapja e plotë e rrugës.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje Joq, ne rrugen librazhd perrejas aty ku rane guret heren e pate ka rreshkitje masive te dheur dhe rrezikonen banesat dhe rruga linrazhd perrejas

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit