Më pak pushues vendas, më shumë të huaj: Ramazani qetëson fundjavat në Durrës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.03.2026, 10:02

Muaji i shenjtë i Ramazanit ka sjellë më pak pushues fundjave në Durrës, duke krijuar një periudhë më të qetë për hotelet e qytetit.

Besnikët e vetëm të kësaj kohe mbeten turistët anglezë, ndërsa shumë shpejt pritet që bregdeti i Durrësit të ndahet edhe me vizitorë nga Gjermania dhe Austria, në prag të nisjes së sezonit të ri turistik.

Në ditët në vijim pritet mbërritja e turistëve të parë gjermanë dhe austriakë, të cilët do të hapin zyrtarisht sezonin turistik 2026.

Sipas përfaqësuesve të sektorit, gjatë muajve mars dhe prill rreth 2200 turistë gjermanë kanë rezervuar hotelet. Në muajt pasues, panorama e vizitorëve ndryshon me grupe të tjera turistësh.

Çekët, polakët, sllovakët dhe shqiptarët e Kosovës preferojnë sezonin e verës, ndërsa turistët nordikë zgjedhin më së shumti fundin e shtatorit dhe muajin tetor.

Ndër vite, sezoni turistik në Durrës është zgjatur ndjeshëm. Synimi i operatorëve turistikë mbetet që sezoni të nisë në fillim të marsit dhe të mbyllet në fund të nëntorit, duke e shtrirë aktivitetin turistik në rreth nëntë muaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit