Trafikonte drogë, kapet në Tiranë 19-vjeçarja gjermane

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.03.2026, 09:26

Një 19-vjeçare nga Gjermania, e identifikuar si Maryam Assaf, është arrestuar me qëllim ekstradimi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Sipas njoftimit të Policisë, e reja ishte dënuar me 10 vite burgim nga Gjykata e Hanoverit në qershor 2025, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Arrestimi i saj u krye në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar mes autoriteteve ligjzbatuese, ndërsa ndaj 19-vjeçares është vendosur masa e arrestit provizor në pritje të përfundimit të procedurave për ekstradimin drejt Gjermanisë. Autoritetet po vijojnë veprimet ligjore për dorëzimin e saj pranë drejtësisë gjermane.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit