Nuk ndalet eksodi i të rinjtë, 62% e emigrantëve nën 35 vjeç

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.03.2026, 08:26

Shqipëria po përballet me një përshpejtim të emigracionit, sidomos të të rinjve, duke thelluar krizën demografike. Sipas Eurostat, vetëm në vitin 2024 emigruan rreth 44 mijë shqiptarë drejt vendeve të Bashkimit Europian, ndërsa në periudhën 2021–2024 janë larguar të paktën 180 mijë persona, pa përfshirë Greqinë dhe Mbretërinë e Bashkuar. 62% e të larguarve në 2024 ishin nën 35 vjeç, me grupmoshën 25–29 vjeç që kryeson, ndërsa vihet re edhe largimi i familjeve të reja me fëmijë.

Të dhënat historike të INSTAT tregojnë ulje të moshës së emigrimit dhe një plakje të shpejtë të popullsisë. Mosha mediane arriti në 44.3 vite në 2025, nga 34.7 vite në 2015, duke iu afruar mesatares së BE-së prej 44.9 vitesh. Ndërkohë, emigracioni neto mbetet thellësisht negativ, me -43,761 persona në 2024 dhe -28,836 në 2025, çka tregon se largimet janë më shumë se dyfishi i kthimeve.

Rënia e lindjeve e përkeqëson më tej situatën. Nga mbi 82 mijë lindje në fillim të viteve ’90, në vitin 2025 u regjistruan vetëm 21,425, një tkurrje prej rreth 74%. Me një normë fertiliteti prej 1.21 fëmijë për grua dhe me largimin masiv të moshës riprodhuese, vendi po përballet me një nga sfidat më serioze demografike në historinë moderne.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit