Është ndarë nga jeta aktori i humorit dhe një prej parodistëve më të njohur të Vlorës, Mane Lumani.
Ai u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare, pas një periudhe të gjatë përballjeje me një sëmundje të rëndë. Lajmi ka sjellë trishtim te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë ndjekur ndër vite në skenë.
Lumani ishte një nga emrat më të dashur të humorit vlonjat, i njohur për talentin e tij në parodi dhe për mënyrën e veçantë me të cilën sillte në skenë personazhe plot batuta e situata nga përditshmëria. Për dekada me radhë, ai kontribuoi në jetën artistike të qytetit të Vlorës, duke lënë gjurmë të forta në publikun vendas.
Me stilin e tij karakteristik dhe energjinë që përcillte, Mane Lumani mbetet një figurë e rëndësishme e humorit lokal, ndërsa kujtimi i tij do të vijojë të jetojë përmes roleve dhe momenteve që dhuroi në skenë.
JOQ Albania i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve.