Një video prekëse po bën xhiron e rrjeteve sociale ku një qen shihet i strukur dhe i trembur në cepin e një banese në një fshat pranë Qalqilya, në Palestinë, ndërsa sirenat e alarmit dhe shpërthimet e sulmeve të fundit trondisin zonën.
Pamjet e kafshës që fshehet në një cepin e banesës dhe dridhet nga frika kanë rikthyer në fokus ndikimin e tmerrshëm të konfliktit, që nuk kursen askënd, as njerëzit dhe as kafshët.
Zhurmat e forta janë bërë pjesë e përditshmërisë së banorëve, duke lënë pas një atmosferë të vazhdueshme frike dhe pasigurie.
Videoja e qenit të tmerruar është bërë virale, duke nxjerrë në pah një realitet të hidhur që shpesh harrohet ku pasojat psikologjike të luftës prekin gjithçka rreth nesh.