“Anija iraniane fundoset në Gjirin e Omanit, pas sulmit të SHBA”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 01.03.2026, 19:05

Ushtria e SHBA ka dhënë një përditësim të ri lidhur me operacionet ushtarake kundër objektivave iraniane, duke konfirmuar goditjen e një anijeje luftarake iraniane në Gjirin e Omanit.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, forcat amerikane kanë sulmuar një anije të klasit “Jamaran”, që i përket flotës së Iranit. Bëhet fjalë për një anije të tipit shkatërrues (destroyer), pjesë e programit detar ushtarak të Teheranit.

Në reagimin zyrtar, ushtria amerikane thekson se anija ndodhet aktualisht duke u fundosur pranë një skelë në zonën e Chah Bahar, në Gjirin e Omanit.

“Anija aktualisht po fundoset në Gjirin e Omanit, në një skelë në Chah Bahar. Siç tha presidenti, anëtarët e forcave të armatosura të Iranit, IRGC-së dhe policisë ‘duhet të ulin armët’. Braktisni anijen”, thuhet në deklaratë.

Ngjarja vjen në një moment tensionesh të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa situata në Lindjen e Mesme vijon të përshkallëzohet. Deri më tani nuk ka informacion të konfirmuar për viktima apo për reagimin zyrtar të autoriteteve iraniane.

Pritet që zhvillimet e radhës të qartësojnë më tej pasojat e këtij sulmi dhe ndikimin që mund të ketë në përplasjen mes dy vendeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit