TEC-i Kombinatit kthehet në landfill mbeturinash

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.03.2026, 15:10

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë tonë një situatë shqetësuese që lidhet me Termocentralin e Kombinatit i cili së fundmi është kthyer në një vendgrumbullim mbeturinash.

Sipas tij, në hapësirat përreth godinës së TEC-it hidhen vazhdimisht mbetje urbane, inerte ndërtimi dhe materiale të tjera të ndryshme. Pamjet tregojnë grumbuj mbeturinash të shpërndara pranë koshave të papastruar, duke krijuar një situatë problematike jo vetëm nga ana estetike, por edhe mjedisore.

Banorët e zonës së Kombinatit shprehen se era e rëndë dhe prania e mbetjeve po kthehen në shqetësim të përditshëm, sidomos tani që po rriten temperaturat.

Ata kërkojnë marrjen e masave urgjente për pastrimin e zonës, vendosjen e tabelave ndaluese dhe monitorim të shtuar për të parandaluar hedhjen e mëtejshme të mbetjeve. Ata apelojnë që autoritetet vendore të reagojnë sa më parë për të rikthyer normalitetin në këtë pjesë të qytetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit