Varrezat e fshatit Grecalli nën ujë dhe baltë pas përmbytjeve, banorët kërkojnë ndërhyrje nga bashkia

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.03.2026, 13:43

Pas përmbytjeve të fundit, varrezat e fshatit Grecalli në Fier janë ende të mbuluara nga uji dhe balta.

Një qytetar i fshatit i cili i është drejtuar redaksisë tonë thotë se lumi që kalon pranë varrezave ka përmbytur të gjithë zonën, por uji dhe balta nuk janë tërhequr akoma nga varrezat.

Ai thotë se banorër kanë tentuar të përmirësojnë situatën duke hedhur cakull, por kjo nuk mjafton për të mbuluar të gjithë zonën. Ata kritikojnë mungesën e ndërhyrjes nga bashkia, duke thënë se institucionet përgjegjëse “nuk kujtohen fare” për mirëmbajtjen e varrezave.

Banorët kërkojnë pastrim të zonës, shtrim të rrugicave dhe masat e nevojshme për parandalimin e përmbytjeve të ardhshme.

Gjendja aktuale prek të gjitha varrezat e fshatit, duke rritur shqetësimin për familjet që vizitojnë çdo ditë të afërmit e tyre të ndjerë.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ dua te bej nje denoncimin per varrezat e E fshatit grecalli. Shikoni cfare behet ketu, lumi iku u terhoq uji akoma jo dbe plehrar si mos me keq. Bashkia s kujtohet fare, se kuptoj si i lene ne kete gjendje. Fshataret kane hedhur cakull ne rrugicat e varrezave te te afermve te tyre, por s mund ta mbushin gjithe me cakull. Kjo eshte gjendja e te gjitha varrezave, te mbuluara nga uji dhe balta

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit