Dalin pamjet si u vra Khamenei, 30 bomba u hodhën mbi kompleksin e tij

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 01.03.2026, 11:54

Forcat e Armatosura Izraelite publikuan pamje që tregojnë momentin e bombardimit të pallatit ku thuhet se banonte udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, të shtunën në mëngjes. Sulmi u krye në kuadër të një operacioni të përbashkët mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Operacioni erdhi pas muajsh mbikëqyrjeje ndaj Khameneit nga shërbimet amerikane të inteligjencës, të cilat kishin siguruar informacion të detajuar për lëvizjet dhe aktivitetet e tij. Sipas raportimeve, u konfirmua se ai do të merrte pjesë në një takim me zyrtarë të lartë iranianë në Teheran.

Fillimisht besohej se takimi do të zhvillohej në mbrëmje, por inteligjenca izraelite zbuloi se ai ishte planifikuar për në mëngjes dhe do të mbahej në kompleksin ku ai qëndronte. Kjo krijoi, sipas burimeve, një mundësi të favorshme për ndërhyrje.

Si rezultat, u vendos përshpejtimi i operacionit me synim goditjen gjatë kohës së takimit me rrethin e tij të ngushtë. Burime izraelite bënë të ditur se u identifikuan disa takime të nivelit të lartë që po zhvilloheshin njëkohësisht, çka çoi në aktivizimin e menjëhershëm të sulmit.

Sipas të njëjtave burime, rreth 30 bomba u hodhën mbi kompleksin ku ndodhej Khamenei, i cili raportohet se ishte në një ambient nëntokësor në momentin e sulmit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit