“As në Afrikë nuk ndodh kështu”, shqipot parkojnë makinat mes autostradës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 01.03.2026, 11:35

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë duke ngritur një shqetësim serioz që prek drejtpërdrejt sigurinë rrugore. Në videon e dërguar prej tij, shihen disa automjete të parkuara në mes të autostradës, një pamje që nuk duhet të ekzistojë në asnjë vend normal, e jo më në një aks që është projektuar për lëvizje me shpejtësi të lartë.

Parkimi në autostradë nuk është thjesht shkelje rregulli; është ftesë për tragjedi. Një mjet i ndalur në një segment ku automjetet qarkullojnë me shpejtësi të konsiderueshme mund të kthehet në një kurth fatal, sidomos në orët e mbrëmjes apo në kushte të këqija atmosferike. Mjafton një moment shpërqendrimi, një frenim i vonuar, dhe pasojat mund të jenë të pakthyeshme.

Pyetja që shtrohet është e thjeshtë: ku janë autoritetet? Si është e mundur që autostrada të trajtohet si hapësirë parkimi pa asnjë pasojë? Kjo situatë nxjerr në pah jo vetëm papërgjegjshmërinë e drejtuesve të mjeteve, por edhe mungesën e kontrollit dhe ndëshkimit. Kur shkeljet tolerohen, ato përsëriten.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit