Banorët e Sharrës shtrojnë vetë rrugën: Kështu është kur s’ka shtet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.03.2026, 11:28

Banorët e Sharrës, në Komunën Vaqarr, janë të detyruar të shtrojnë vetë rrugën e fshatit, pasi bashkia dhe institucionet shtetërore i kanë lënë në harresë.

Ata thonë se po përballen me një situatë shumë të vështirë pasi gjendja e rrugëve është përkeqësuar nga kalimi i automjeteve të rënda dhe mungesa e mirëmbajtjes.

Si pasojë, lëvizja e përditshme është e vështirë, ndërsa rreziku për aksidente, veçanërisht për këmbësorët, është rritur ndjeshëm.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet komunale dhe shtetërore, duke theksuar se riparimet e improvizuara nuk përbëjnë një zgjidhje afatgjatë. Situata tregon, sipas tyre, mungesë përgjegjësie nga institucionet përkatëse.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje joq shikojeni pak kte vidion si e shtrojm rrugen vet banoret e sharres komuna vaqarr. Se ketu s ka shtet

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit