Kryeministri shqiptar, Edi Rama, foli këtë të diel për shkarkimet në qeveri, duke u ndalur kryesisht te largimi i Belinda Ballukut, por duke e bërë të qartë se nëse rrethanat do të kishin qenë të ndryshme, ajo nuk do të ishte larguar.
Në podcastin e tij “Flasim”, Rama e përshkroi Ballukun si një ministre me rezultate të jashtëzakonshme në punë, pavarësisht se SPAK kërkon arrestimin e saj një kombinim i çuditshëm i sukseseve dhe hetimeve, teksa për Elisa Spiropalin nuk dha asnjë vlerësim.
Sipas Ramës, ndryshimet ishin të parapara, por duket se planet qeveritare janë gjithmonë fleksibël dhe misterioze. Për çfarë ka rëndësi rezultati i jashtëzakonshëm në punë, kur rrethanat mund të vendosin për largimin? Ai la të kuptohet se edhe raporti i Këshillit të Mandateve mund të ketë diçka për të shtuar në këtë dramë qeveritare.
Në fund, Rama shtoi se e drejta për të folur më shterueshëm mbetet e rezervuar, ndoshta për momentin kur shqiptarët të kuptojnë se si një ministre mund të shkarkohet ndërkohë që vazhdon të jetë jashtëzakonisht e mirë në punë. Një mësim i qartë, suksesi i jashtëzakonshëm nuk garanton gjithmonë vendin e punës, por padyshim siguron një vend në podcast.