BigMarket vë në rrezik konsumatorët, brumi i gatshëm për pica me myk para skadence

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.03.2026, 10:41

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë shqetësuese që lidhet me sigurinë ushqimore në Big Market Fier.

Qytetari ka dokumentuar praninë e mykut në një paketim brumi të gatshëm për pica, i cili, pavarësisht gjendjes së dukshme skandaloze, vijonte të qëndronte i ekspozuar në raftet e shitjes për konsumatorët.

Në pamje mund të shihni se si produkti mban datë skadence 5 prill 2026, megjithatë rezulton i mykur shumë përpara këtij afati dhe nuk është tërhequr nga raftet. Sipas qytetarit, kjo situatë ngre pikëpyetje serioze mbi kontrollin e cilësisë dhe respektimin e standardeve bazë të higjienës në pikën e shitjes.

Rasti paraqitet si një thirrje për ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse, në mënyrë që të verifikohet situata dhe të merren masat e nevojshme për mbrojtjen e konsumatorëve. Produkte të tilla në raft përbëjnë jo vetëm shkelje të rregullave tregtare, por edhe rrezik potencial për shëndetin publik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit