Në qendër të kryeqytetit iranian, Teheran, është regjistruar një shpërthim i fuqishëm, që ka tronditur zonën. Ky incident ka ndodhur pasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit njoftuan se aviacioni i vendit po godet objektiva strategjikë “në zemër të Teheranit”.
Sipas raporteve të Reuters, mediat shtetërore iraniane kanë bërë të ditur se shpërthimet u dëgjuan pranë kompleksit ku ndodhen instalimet e rëndësishme mediatike, përfshirë radion dhe televizionin shtetëror iranian. Ndërkohë, autoritetet iraniane nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi pasojat e shpërthimeve.