“Punonjësit e mirëmbajtjes po na hedhin mbeturinat në shtëpi”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.03.2026, 00:45

Një qytetare nga Kavajë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast që ajo e cilëson si shqetësim të përsëritur në zonën ku banon.

Sipas saj, një punonjës i mirëmbajtjes i bashkisë së qytetit shihet në një video duke hedhur mbeturina brenda oborrit të një banese, në vend që t’i depozitojë ato në koshat përkatës.

Në pamjet e dërguara në redaksi, duket një person i veshur me uniformë pune, i cili afrohet pranë një banese dhe hedh mbeturina brenda rrethimit të saj. Sipas qytetares, ngjarje të tilla ndodhin kryesisht gjatë natës, kur punonjësit dalin për të kryer shërbimin e pastrimit.

Në mesazhin e saj, ajo shprehet:

“Përshëndetje JOQ, jam një qytetare nga Kavaja. Është bërë shqetësim i përhershëm: punonjësit e mirëmbajtjes në Kavajë nuk i heqin mbeturinat dhe t’i çojnë nëpër kosha, por na i hedhin nëpër shtëpi. Kjo ndodh natën, siç mund ta shikoni kur ata dalin në punë.”

Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet vendore lidhur me rastin. Pritet që institucionet përkatëse të verifikojnë pamjet dhe pretendimet e ngritura nga qytetarja, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit