23-vjeçari në Durrës përplas për vdekje të moshuarin

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 28.02.2026, 21:07

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës, ku një i moshuar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në aksin rrugor Shkozet–Plepa. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, një 23-vjeçar me inicialet S. N., duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur shtetasin D. T., 81 vjeç, i cili po lëvizte në këmbë.

Si pasojë e përplasjes së fortë, 81-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit