Një qytetare nga Bathorja ka ngritur shqetësimin e saj lidhur me një ngjarje që, sipas saj, po i shkakton frikë dhe pasiguri familjes së saj.
Ajo tregon se para dy ditësh ka gjetur një vezë të futur brenda rrethimit të banesës, në një vrimë pranë avullisë, në pjesën e pasme të shtëpisë. Sipas saj, kjo është hera e dytë që përballet me një situatë të tillë, pasi një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe shtatë vite më parë.
Qytetarja shprehet se që prej rastit të parë, familja e saj ka kaluar periudha të vështira, përfshirë probleme shëndetësore dhe fatkeqësi të njëpasnjëshme. Ajo thekson se gjendja psikologjike e familjarëve është rënduar, ndërsa babai i saj është mbyllur në vetvete pas vështirësive të kaluara.
E shqetësuar dhe e frikësuar, ajo thotë se ka dëgjuar pretendime për të ashtuquajturën “magji me vezë” dhe dyshon se kjo mund të jetë arsyeja e problemeve që po përjeton familja e saj.
Qytetarja kërkon ndihmë dhe këshillë, duke pyetur nëse dikush mund t’i ofrojë mbështetje ose t’i tregojë se çfarë duhet të bëjë me vezën e gjetur.
Denoncimi i qytetares:
Pershendetje, Po ju shkruaj se kam nje gje qe me shqeteson shume. Jemi nje familje qe jetojme ne bathore. Para dy diteve kemi gjetur nje veze brenda rrethimit tone ne avulli ne nje vrime. .. Edhe Para 7 vitesh e kemi gjetur nje veze tjeter ne nje vrime ne avulli. Dmth eshte hera e dyte qe e gjejme nje gje te tille,... Qe me here te pare ne familjen time nuk ka me qetsi ne asnje lloj aspekti te gjithe si familje kemi probleme me shendetin .babi ka shku ne ate pike qe nuk flet ma ...pas gjitha fatkeqesive qe kemi pasur deri tani. .Para dy diteve gjetem perseri nje vez tjeter te futur ne nje vrime ne avulli mbrapa shpie .
Kam degjuar shume per kete magjine me vez .kam shume frike se nga kjo magji eshte arsyeja e gjithe fatkeqesive qe po I ndodhin familjes time .... Po ju shkruj te kerkoj ndihme nese dikush njeh ndonje njeri qe mundet te me ndihemoje ne heqjen e magjive nga kjo vez
Ose cfare duhet te bejme me kete vez ..
Ja ku eshte edhe foto! Dmth eshte e futur ne nje vend ku nuk hipen dot asnje kafshe qe ta futi aty .