Banorët e fshatit Derven kanë ngritur një shqetësim publik lidhur me gjendjen e një rruge në zonën e tyre, e cila sipas tyre ka prej tetë vitesh që ndodhet në gjendje të amortizuar, pa ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse.
Në denoncimin e tyre, qytetarët shprehen se, pavarësisht kërkesave dhe shkresave të vazhdueshme drejtuar autoriteteve vendore, nuk është marrë asnjë masë konkrete për rikonstruksionin apo mirëmbajtjen e rrugës.
Të gjendur përballë kësaj situate, banorët bëjnë me dije se janë organizuar dhe kanë nisur vetë shtrimin e rrugës, duke kontribuar financiarisht dhe fizikisht për përmirësimin e infrastrukturës.
Sipas tyre, rruga ka qenë “në mëshirë të fatit” për vite me radhë, duke vështirësuar lëvizjen e përditshme dhe duke krijuar probleme për komunitetin.
Banorët i bëjnë thirrje Bashkia Krujë, konkretisht Njësisë Administrative Thumanë, që të reagojë dhe të marrë masa për përmirësimin e infrastrukturës në zonë.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje, si jeni? Jemi mbledhir te gjith banoret e fshatit derven po shtrojme nje rruge e cila ka 8 vjet ne meshiren e fatit vetem cfare kemi shkruar ne bashkia nuk mer masa fare. Bashkija kruje njesia administrative thumane