Pasi dogji paratë e popullit me inceneratorin fantazmë, Koka shijon birrën pas lirisë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.02.2026, 15:52

Pas daljes nga burgu, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka duket se i është rikthyer “rutinës” së përditshme. Ai është parë së fundmi në ambientet e kafeneve në Tiranë, duke shijuar cigaren dhe një shishe birrë larg zhurmës së qelive dhe shumë pranë zhurmës së filxhanëve.

Koka u arrestua në dhjetor 2021 me akuza për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit. Sipas SPAK, për këtë incenerator u paguan rreth 4 milionë euro për punë të pakryera, ndërsa dëmi i pretenduar në buxhetin e shtetit arrin në miliona lekë, shifra që për qytetarët duken marramendëse, por për dosjet gjyqësore janë thjesht “akte”.

Vendimi i fundit i Gjykata e Posaçme shoi masën e sigurisë që e mbante në burg për këtë çështje, duke i hapur rrugë lirisë së tij. Dhe kështu, mes birrës dhe tymit të cigares, duket se kapitulli i qelisë është mbyllur përkohësisht, ndërsa ai i jetës publike ka rifilluar pa shumë zhurmë të paktën jo aq sa zhurma e inceneratorëve që nuk u ndërtuan kurrë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit