Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm pas sulmeve të koordinuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli ndaj Irani, të cilat janë pasuar me kundërpërgjigje me raketa dhe dronë. Bahreini konfirmoi se selia e Flotës së 5-të të Marinës amerikane në Manama u vu në shënjestër të një sulmi me raketa, ndërsa sirenat e emergjencës u aktivizuan në Kuvajt dhe shpërthime u dëgjuan në Abu Dhabi.
Ministria e Mbrojtjes e Katari bëri të ditur se një raketë iraniane u kap nga sistemi mbrojtës Patriot para se të arrinte territorin e vendit. Ndërkohë, Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mbyllur hapësirat ajrore për arsye sigurie, mes frikës së një përshkallëzimi të mëtejshëm të konfliktit në rajon.
Në të njëjtën kohë, forcat izraelite kanë goditur pozicionet e Hezbollahut në Liban, duke akuzuar grupin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit, ndërsa Garda Revolucionare iraniane konfirmoi lëshimin e raketave dhe dronëve drejt Izraelit. Sipas raportimeve zyrtare, deri tani janë konfirmuar të paktën 6 viktima, mes tyre pesë nxënëse në qytetin Minab të Iranit dhe një shtetas aziatik në Abu Dhabi.