Xhaxhai plagos me thikë nipin e tij në Fier

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.02.2026, 14:00

Një 71-vjeçar është arrestuar nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtoria Vendore e Policisë Fier, pasi dyshohet se ka plagosur me thikë djalin e vëllait të tij. Sipas Policisë, në pranga ka rënë shtetasi me inicialet P. Z., banues në Fier, ndërsa i dëmtuari është shtetasi R. Z., 50 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes familjarëve, ku 71-vjeçari dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) 50-vjeçarin. Ky i fundit ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan disa fishekë në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit