“Super” shoferi i Vorës me cigare, murlan në telefon dhe timonin në mëshirë të fatit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.02.2026, 13:52

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë duke ngritur një shqetësim serioz, i cili sipas tij përsëritet shpesh në mjetet e transportit publik në kryeqytet.

Në një video të dërguar pranë redaksisë sonë, shihet shoferi i autobusit të linjës Vorë-Tiranë duke konsumuar duhan brenda në mjet, ndërkohë që luan murlan me telefoni dhe autobusi ndodhet në lëvizje.

Veprimet e shoferit përbëjnë shkelje të rënda pasi konsumimi i duhanit në ambiente të mbyllura publike është i ndaluar dhe cenon drejtpërdrejt shëndetin e pasagjerëve, ndërsa përdorimi i telefonit gjatë drejtimit rrezikon jetën e tyre.

Por pavarësisht këtyre, shoferi i papërgjegjshëm vazhdon duke luajtur në telefon, ndërkohë që timonin e mban vetëm me bërryla.

Qytetari denoncues thekson se sjellje të tilla tregojnë mungesë përgjegjësie dhe respekti ndaj udhëtarëve dhe u bën thirrje institucioneve përkatëse të marrin masa dhe të ushtrojnë kontrolle më të rrepta, për të garantuar një transport publik të sigurt dhe dinjitoz për të gjithë qytetarët.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje joq, ja ku duket shoferi i linjes Vore-Tirane. Nje kemb perpjet nje dore tek murlani. Ne duart e kujt varet jeta e njerezve?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit