I braktisur nga Subashi, endacaku gjendet pa ndjenja në rrugë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.02.2026, 12:53

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fier, ku endacaku 60-vjeçar Qirjako Ferti u gjet pa ndjenja dhe me shenja dhune. Ai u transportua urgjentisht në Spitalin Rajonal Fier, ku mjekët konfirmuan se vuante nga probleme të rënda mendore dhe kishte kërkuar ndihmë një javë më parë.

Ky rast tregon dështimin e plotë të Bashkisë së Fierit dhe të kryetarit Armando Subashi, të cilët nuk iu gjendën pranë Qirjakos kur kishte më së shumti nevojë. Shërbimi social nuk bëri asgjë për ta mbrojtur, duke e lënë të vetmuar dhe të ekspozuar ndaj dhunës dhe rreziqeve në rrugë.

Policia po heton ngjarjen për të sqaruar nëse plagët e Qirjakos janë pasojë e dhunës apo vetëdëmtimeve nga gjendja e tij psikologjike. Megjithatë, rasti i të moshuarit Ferti tregon qartë se Bashkia e Fierit dhe Subashi nuk e marrin seriozisht mbrojtjen e qytetarëve në nevojë, duke i braktisur si Qirjakon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit