Banorët e fshatit Kremenar, në Bashkinë Mallakastër, ankohen se rruga e re e asfaltuar nuk përmbush asnjë standard të ndërtimit.
Sipas tyre, shtresa e asfaltit është vetëm 3 cm, rruga nuk ka kanalizime dhe duket se punimet kryhen vetëm “për sy e faqe”.
Qytetarët shprehin shqetësim se kjo ndërhyrje e paplotë mund të shkaktojë probleme të mëtejshme, duke i detyruar ata të kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet lokale për të garantuar cilësi dhe siguri.
Ata janë té mendimit se rruga “e re” pa standarde dhe kanalizime mund të degradohet shumë shpejt prandaj bëjnë thirrje për monitorim të punimeve dhe transparencë nga Bashkia Mallakastër.
Denoncimi i qytetarit:
Fshati Kremenar Bashkia Ballesh Mallakastr Po shtrohet rruga me asfalt trashesija si kalon 3 cm Kanalizime ska As nje lloi standarti Thesht sa po e nxin per te then qe u be rruga