Lagjja “Syrja Dylgjeri” në Elbasan nën ujë, qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.02.2026, 11:49

Lagjja Syrja DylgjeriElbasan po përballet prej tre ditësh me një situatë problematike për shkak të ujit që ka shpërthyer nga tubacionet dhe ka dalë në sipërfaqe.

Banorët thonë se uji i dalë mbi asfalt ka vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve duke thënë me ironi se duhet gomone për të kaluar nëpër rrugë.

Sipas qytetarëve, përkundër denoncimeve të shumta drejtuar autoriteteve lokale, askush nuk ka ndërhyrë ende për të marrë masa. Banorët shprehin shqetësimin se situata po përkeqësohet nga dita në ditë prandaj kërkojnë urgjentisht masa.

“Askush nuk vjen të marrë masa. Skemi ku të kalojmë,” thonë banorët, duke theksuar shqetësimin e madh për vështirësitë që po hasin çdo ditë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit