Banorët e Rrjollit përzënë garnizonin e mercenarëve nga tokat e pushtuara

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.02.2026, 11:41

Situata në zonën e Baks-Rrjoll është tensionuar ndjeshëm, ndërsa banorët e zonës janë përplasur fizikisht me forcat e sigurisë private dhe persona të tjerë të veshur si civil, të cilët sipas banorëve veprojnë nën mbrojtjen e oligarkut Bashkim Ulaj dhe me mbështetje të shtetit. Konflikti ka nisur pasi përfaqësues të firmës ndërtuese kanë tentuar të vijojnë punimet në pronat që banorët pretendojnë se janë të tyre, duke shkaktuar zemërim dhe rezistencë të fortë nga banorët.

Gjatë kulmit të tensionit, protestuesit kanë thyer mjetet e punës të kompanisë Gener 2 dhe të kompanisë së sigurisë, ndërsa situata ka eskaluar në dhunë mes banorëve dhe personave të armatosur apo të civilizuar që shoqëronin ekipet e punës. Banorët kanë deklaruar se nuk do të lejojnë vijimin e punimeve dhe po mbrojnë tokat e tyre me çdo kusht, duke u përballur me një prani të fuqishme të forcave të policisë dhe personave të mbrojtur nga interesi i oligarkut.

Protesta në Rrjoll është forcuar edhe me ardhjen e dhjetra qytetarëve nga e gjithë Shqipëria, të cilët kanë ardhur për të mbështetur banorët. Megjithatë, situata ka mbetur shumë e tensionuar, me përplasje fizike dhe sulme ndaj makinerive të ndërtimit, ndërsa banorët po përpiqen të rezistojnë ndaj dhunës së ushtruar nga forcat e sigurisë dhe personat e civilizuar që mbrojnë interesat e ndërtuesit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit