Vrau 17-vjeçarin shqiptar, arrestohet autori grek! Pranga dhe nënës së tij

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.02.2026, 11:04

Është arrestuar autori i vrasjes së 17-vjeçarit shqiptar, Aleks Vangjeli, në qytetin e Lutrakion. Sipas burimeve policore, autori është një 17-vjeçar shtetas grek, i cili u shoqërua më parë në drejtorinë lokale të policisë dhe pranoi para hetuesve se kishte kryer vrasjen e Vangjelit dhe plagosjen e mikut të tij 19-vjeçar. Autoritetet raportojnë se motivi ka qenë një sherr banal mes të rinjve.

Në pranga u vu edhe nëna e të miturit, e cila përballet me dy akuza: lënia pa kujdes e të miturit dhe tentativa për fshehje të provave. Sipas policisë, ajo tentoi të ngatërronte hetuesit duke deklaruar se autor i sulmit ishte shoku 19-vjeçar i viktimës.

Ngjarja tragjike ndodhi gjatë një përplasjeje me thika mes të rinjve. Aleks Vangjeli u gjet i plagosur rëndë dhe u transportua në spital nga i vëllai i tij, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve. Në të njëjtën kohë, 19-vjeçari grek që ishte gjithashtu i plagosur u paraqit pranë spitalit të Loutrakit duke pretenduar se kishte pësuar një aksident rrugor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit