Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 28.02.2026, 10:05
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se kanë konstatuar lëshimin e raketave nga Irani në drejtim të territorit izraelit.
Ngjarja vjen në një moment kur agjencia Associated Press raportoi për shpërthime të dëgjuara në veri të Izraelit, duke shtuar tensionin në rajon.
Sipas IDF-së, Forcat Ajrore janë angazhuar për të neutralizuar kërcënimet aty ku është e nevojshme. “Pak më parë, IDF identifikoi raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit të Shtetit të Izraelit. Sistemet mbrojtëse janë aktive për të kapur kërcënimin. Gjatë minutave të fundit, Komanda e Frontit të Brendshëm ka dërguar një njoftim paraprak drejtpërdrejt në telefonat celularë në zonat përkatëse”, thuhet në deklaratën zyrtare.
Kjo vjen si një kundërpërgjigje ndaj rraketave që u lëshuan pak më parë në Teheran.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR