Drilon Allaraj, i riu nga Shqipëria për të cilin në 25 shkurt 2026 u bë një thirrje publike për ndihmë pas një aksidenti të rëndë, ka ndërruar jetë mbrëmjen e 27 shkurtit. Lajmi i hidhur ka tronditur të gjithë ata që prej muajsh kishin ndjekur betejën e tij për jetën në një nga dhomat e Spitalit të Traumës, ku 19-vjeçari jetim nga babai, luftonte çdo ditë mes shpresës dhe dhimbjes.
Prej tre muajsh ai qëndronte i shtrirë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa familja apelonte për ndihmë financiare për ta dërguar jashtë vendit për një trajtim më të specializuar. Nëna e tij, me besim dhe forcë të jashtëzakonshme, kërkoi solidaritetin e shqiptarëve që ëndrra e djalit të saj për t’u rikthyer në këmbë të mos shuhej. Shumë qytetarë reaguan, duke u bashkuar në përpjekjen për t’i dhënë Drilonit një shans të dytë.
Sot, beteja e tij ka përfunduar tragjikisht, por nëna e tij me dy fëmijët e tjerë jetimë, kanë nevojë për ne. Themi jetim, pasi Drilonit iu shua babai para disa kohësh nga një atak kardiak duke lënë pas 3 jetimë, Drilonin, vëllain e tij dhe motrën më të vogël e cila është e sëmurë. Driloni ua aksidentua bashkë me të vëllain para 3 muajsh, ku vëllai shpëtoi, teksa Driloni vuajti deri mbrëmë kur dha shpirt.
Zonja Dashurie, nëna e Drilonit, e vetme në këtë betejë ka më shumë nevojë për ndihmën e shqiptarëve për të rritur tani dy fëmijët e tjerë. Ndarja nga jeta e Drilonit ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që kontribuuan apo lutën për shërimin e tij. Historia e tij mbetet një thirrje për solidaritet dhe një kujtesë e brishtë e jetës, ndërsa familjes i duhet të përballet me humbjen më të rëndë.
Vazhdoni kontribuoni për këtë familje në nevojë në numrin e llogarisë:
BKT
Emërtimi i llogarisë: Drilon Allaraj
Numri i llogarisë: 416011391CLIDCLALLOH
IBAN: AL7120511162011391CLIDCLALL0
SWIFT Code: NCBAALTX
ose të kontaktojë në numrin e telefonit +355 68 878 6237