Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një ngjarje të ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një person i panjohur ka hyrë në ambientet e një biznesi dhe ka marrë portofolin e tij që përmbante një shumë të konsiderueshme parash.
Qytetari i bën thirrje personit që të kthejë portofolin brenda ditës së nesërme, në të kundërt ai paralajmëron se do të drejtohet pranë policisë për të bërë denoncimin zyrtar.