Një skuadër e BKH-së, me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO, ka mbyllur janarin me një operacion masiv në zyrat dhe vilat e Pëllumb Salillarit. Ish-faturinoja i Beratit, i kthyer në një nga oligarkët më të fuqishëm të vendit, është tashmë pjesë e dosjes voluminoze për abuzimet me fondet publike në infrastrukturë, ku përfshihet edhe ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku. Procedimi nr. 136 i vitit 2025 ka vënë në lëvizje hetuesit, të cilët kanë sekuestruar 15 telefona dhe laptopë, materiale që besohet se mbajnë "çelësin" e skemave korruptive.

Ajo që e bën Salillarin një sfidë të vërtetë për drejtësinë nuk është vetëm pasuria, por "investimi" i tij në njerëzit e ligjit. Sipas fakteve të grumbulluara, ai ka investuar miliona euro për të rekrutuar drejtues policie, gjyqtarë, hetues të BKH-së dhe dyshohet deri në një prokuror të vetë SPAK-ut. Kjo ushtri mbrojtëse i ka mundësuar atij t’i shpëtojë sekuestros së pallateve pa leje dhe të vazhdojë krime mjedisore të pariparueshme, duke shkatërruar lumenj e zona të mbrojtura pa i hyrë "ferra në këmbë".
Salillari njihet për taktikat e tij për t'i shpëtuar burgut duke përdorur emra të tjerë si administratorë. Për ndërtimet pa leje te Kopshti Zoologjik (një objekt 20 mijë m² me vlerë 12 milionë euro), ai vendosi si administrator vëllanë e tij, Lulzim Salillarin. Kur Prokuroria e Tiranës nisi procesin, Lulzimi u mor i pandehur por i shpëtoi qelisë për shkak të moshës.
Tashmë që rrethi i SPAK po ngushtohet për aferat me tenderat, Salillari ka zëvendësuar vëllanë me Bledar Starovën. Ky i fundit po përdoret si "kurbani" i radhës, të cilit oligarku tenton t'i faturojë përgjegjësinë penale për vjedhjet miliona euroshe, ndërsa vetë shijon fitimet si pronar faktik.

Në 5 vitet e fundit, rreth 170 milionë euro para publike kanë kaluar në llogaritë e Salillarit përmes tenderave me pazar në tavolinë. "Çelësi" i këtyre vjedhjeve është supervizorja Entela Çano e kompanisë "A & E ENGINEERING". Ajo cilësohet si "noterja" që certifikon punime të pakryera dhe situacione false.
Çano rezulton gjithashtu si "tutorja" e kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai (i njohur si Çuçka), në aferat korruptive. Përgjimet zbulojnë komunikime ku Isai i drejtohet me "je yll", "zjarr shefe" dhe "vulose tani", duke treguar qartë se si kopsiteshin praktikat për vjedhjen e fondeve në Bashkinë e Kolonjës.
Bizneset në emër të mekanikut dhe pensionistit: Boçova dhe Vlora
Dyshimet për pastrim parash përforcohen nga projektet e fundit energjetike dhe portuale:
Arrestimi i Pëllumb Salillarit është tashmë sfida kryesore e SPAK-ut për të treguar nëse mund të godasë "fytyrën" reale të korrupsionit apo do të mbetet peng i maskave dhe administratorëve të vendosur për të bërë burg në vend të shefit.
