“Foka e rrallë e Mesdheut filmohet duke u ushqyer me oktapod në Karaburun”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 27.02.2026, 22:14

Foka e Mesdheut (Monachus monachus), një specie e rrallë dhe e rrezikuar sipas Listës së Kuqe Shqiptare dhe konventave ndërkombëtare, është parë sërish në ujërat pranë Parkut Detar Karaburun-Sazan.

Sipas peshkatarëve të Radhimës, foka është vërejtur duke u ushqyer me një oktapod pranë gadishullit të Karaburunit. Ky fenomen i përsëritur jep shpresë se specia nuk është thjesht kalimtare në këto zona, por mund të konsiderohet banore e përhershme e ujërave shqiptare.

Ekspertët e ekologjisë detare shprehin optimizëm, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së habitatit natyror të kësaj specie të rrezikuar. Prezenca e saj e shpeshtë në Karaburun-Sazan tregon potencialin për të forcuar biodiversitetin dhe për të nxitur më shumë projekte mbrojtjeje në bregdetin shqiptar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit