Përqindja e të rriturve në Shqipëri që janë mbipeshë ose obezë është rritur ndjeshëm gjatë tre dekadave të fundit, duke kaluar nga rreth 50% në vitin 1990 në mbi 62% në vitin 2022. Të dhënat më të fundit nga World Health Organization Global Health Observatory (2025), të përpunuara nga Our World in Data, tregojnë një rritje të qëndrueshme dhe pothuajse lineare të këtij treguesi ndër vite.
Në fillim të viteve ’90, rreth gjysma e popullsisë së rritur klasifikohej si mbipeshë ose obezë. Ky nivel u rrit në rreth 52% në vitin 2000 dhe në afro 57% në vitin 2010, ndërsa gjatë dekadës së fundit trendi vijoi në rritje, duke arritur rreth 61% në vitin 2020 dhe mbi 62% në vitin 2022 niveli më i lartë i regjistruar deri më tani. Në total, bëhet fjalë për një rritje prej rreth 12 pikë përqindje krahasuar me vitin 1990.
Sipas përkufizimit të Organizata Botërore e Shëndetësisë, mbipesha dhe obeziteti përcaktohen nga një indeks i masës trupore (BMI) mbi 25, i llogaritur duke pjesëtuar peshën në kilogramë me katrorin e gjatësisë në metra. Të dhënat janë të standardizuara sipas moshës, për të mundësuar krahasim të drejtpërdrejtë ndër vite dhe për të shmangur ndikimin e ndryshimeve demografike në popullsi, duke konfirmuar një trend të qartë afatgjatë të përhapjes së mbipeshës në vend.