Policia bastis banesën e vëllait të ish-kryeministrit të Malit të Zi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.02.2026, 15:22

Policia e Malit të Zi ka rrethuar një banesë në qendër të Podgoricës, ku banon biznesmeni Aco Gjukanoviç. Sipas mediave vendase, në vendngjarje ndodhen inspektorë që pritet të kryejnë kontroll dhe verifikim të pronave në pronësi të tij, ndërsa një pjesë e rrugës është mbyllur për qarkullimin e automjeteve.

Aco Gjukanoviç është vëllai i Milo Gjukanoviç, ish-kryeministër dhe ish-president shumëvjeçar i Mali i Zi. Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar mbi arsyet e këtij aksioni apo nëse bëhet fjalë për një hetim të ri.

Ndërkohë, Qendra Malazeze për Gazetari Investigative ka raportuar në shtator 2023 se Aco Gjukanoviç ishte zhvendosur në Luksemburg menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2020, ku kishte nisur projekte të reja biznesi. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera lidhur me zhvillimet e fundit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit