“Këtu janë armiqtë e mi, më çoni në Fushë-Krujë”,Durim Bami kërkon transferim nga 313

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 27.02.2026, 14:48

Një ditë pas ekstradimit në Shqipëri, Durim Bami ka kërkuar të transferohet nga burgu “Jordan Misja” (313) në një tjetër institucion vuajtjeje dënimi, atë të Fushë-Krujë tij.

Gjatë takimit me klientin, avokati ka konstatuar një gjendje jo të mirë shëndetësore, si edhe stres të vazhdueshëm për shkak të pranisë së individëve të arrestuar për akuza të rënda si “vrasje” dhe “grup i strukturuar kriminal”, të cilët kanë kërkuar eleminimin e tij fizik. Në këto kushte, mbrojtja ka kërkuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve një transferim të menjëhershëm në një institucion ku nuk ka persona që mund të kërcënojnë jetën e tij, duke propozuar si alternativë më të përshtatshme burgun e Fushë-Krujës.

Durim Bami ishte arrestuar në Dubai në tetor të vitit 2024, pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar. Ekstradimi i tij në Shqipëri u realizua pa incidente, por kërkesa për transferim shfaq shqetësime të qarta mbi sigurinë dhe menaxhimin e paraburgimit të personave të rrezikshëm në vend.

Situata e Bamit nxjerr në pah rëndësinë e krijimit të kushteve të sigurta brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit dhe garantimin e mbrojtjes së jetës së të ekstraduarve, veçanërisht kur ata përballen me persona me rrezikshmëri të lartë dhe konflikte të mundshme nga e kaluara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit