SPAK sekuestron dosjen e tenderit për projektin e Porto Romanos

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 27.02.2026, 14:19

SPAK ka sekuestruar dosjen e tenderit për projektin e Porto Romano, duke hapur një hetim mbi dyshimet për shkelje në procedurat e prokurimit në një nga investimet më të mëdha infrastrukturore në vend. Sekuestrimi u krye të martën pranë Autoriteti Portual Durrës së tenderave të AKSHI, ku në qendër të hetimeve ndodhet Ergys Agasi, një bashkëpunëtor i afërt i qeverisë, i shpallur në kërkim për përfitime të dyshuara të paligjshme në procedura publike. Ndërkohë, mbetet ende e paqartë nëse hetimi i Porto Romanos lidhet drejtpërdrejt me procesin e tenderimit apo me elementë të tjerë të procedurës, duke pasqyruar kompleksitetin dhe rëndësinë strategjike të projektit.

Ndërkohë, ky zhvillim vjen në një moment politik të ndjeshëm. Kryeministri Edi Rama, sipas një burimi të pranishëm në mbledhjen e zhvilluar në Pallatin e Brigadave, ka shprehur shqetësim për presione të jashtme mbi hetimet që po kryhen në vend. Ai ka theksuar se qeveria gjermane dhe konkretisht ministri i Jashtëm gjerman, Johan Wadephul, po ndërmarrin veprime që, sipas tij, dëmtojnë interesat e Shqipërisë dhe ndikojnë në nxitjen e hetimeve të SPAK, fillimisht për çështjen e AKSHI-t dhe tani edhe për tenderin e Porto Romanos.

Ministri gjerman kishte vizituar Tiranën në nëntor të vitit të kaluar, ku, përveç takimeve politike, zhvilloi edhe një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani, dhe vlerësoi publikisht punën e Prokurorisë së Posaçme, duke deklaruar se SPAK po bën “një punë vërtet shumë të shkëlqyer” në luftën kundër korrupsionit. Ndërkohë, hetimi për Porto Romanon pritet të intensifikojë debatet mbi rolin e SPAK, pavarësinë e tij dhe ndikimin e presioneve të jashtme mbi projekte strategjike të qeverisë.

Projekti i portit të ri në Porto Romano mbetet një nga investimet më të mëdha infrastrukturore në vend, ndërsa zhvillimet e fundit pritet të rrisin tensionet politike dhe të vënë në qendër të vëmendjes publikun dhe aktorët ndërkombëtarë mbi mënyrën se si SPAK dhe institucionet shqiptare trajtojnë procedurat e tenderimit për projekte të mëdha strategjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit